Është përuruar sot në shkollën “Skenderbeg” të qytetit të Shkodrës Hapësira Zhvillimore. Hapësira zhvillimore është një model inovativ i shërbimeve të integruara, i cili bazohet mbi nevojat e ndryshme në edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve, e që nxit partneritetin mes shkollës dhe profesionistëve/ specialistëve për të ofruar shërbime të integruara psiko- sociale, zhvillimore, terapeutike brenda hapësirave shkollore me qëllim zhvillimin e fëmijëve dhe me fokus të veçantë të fëmijët me aftësi ndryshe.
Në Bashkinë e Shkodrës ta tashmë eksperienca shumë të mira të trajtimit dhe përfshirjes së përsonave më aftësi ndryshe. Në Shkodër është ngritur Qendra e Parë Ditore në Shqipëri për Fëmijët më Aftësi ndryshe dhe gjithashtu Shtëpia- Familje e Parë në vendi tonë.
Në fund, u firmos edhe Marrëveshja e Mirëkuptimit në mes aktorëve vendorë për administrimin efektiv dhe të qendrueshem të këtyre ambjenteve në shkolle, duke u bërë pjesë e15 shkollave në Shqipëri që krijojne për herë të parë këto ambjente.