Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në qytetin e Durrësit, ku mësohet se pre e maskave ka rënë një automjet që bën transfertat e parave, që sipas burimeve bëhet fjalë për një makine që transporton paratë e Drejtorisë së Patentave.
Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në Shkozet, ku një makinë i ka bërë pritë autoblindit. Mësohet se kanë qenë dy persona të maskuar.
Më tej ata nën kërcënimin e armëve, i kanë marrë të gjitha paratë që kanë qenë në makinë, që sipas burimeve për “Panorama” mësohet se janë 7.5 milionë lekë të reja. Sipas informacioneve grabitësit u larguan në drejtim të Shijakut, dhe policia është vënë në ndjekje të tyre.
Ngjarja ka ndodhur pranë drejtorisë së Transportit Rrugor, nuk dihet ende shumë e parave të grabitura. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se autorët e maskuar dhe të amratosue kanë neutralizuar policët e kompanisë private.