Me çadra në duar për të mbrojtur nga shiu, shkodranët janë tubuar përsëri në hyrje të qytetit. Është e qartë se ata nuk dekurajohen, pavarësisht të ftohtit dhe shiut që ka filluar dhe vazhdon gjatë gjithë ditës. Qarkullimi i mjeteve është ndaluar sërish, sepse shkodranët kanë qëndruar në rrugën hyrëse. Kërkojnë me ngulm plotësimin e kërkesva, që të gjitha ekonomike. Premtojnë se nuk do të ndalen dhe do të vazjdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre. Edhe nesër do të jenë në shesh, në protestë, kërkojnë që ti bashkohen të gjithë qytetarët, pavarësisht bindjeve partiake apo politike. “Shkodra Proteston” mbyll edhe një ditë tjetër.