Qytetarët shkodranë kanë vijuar protestën e tyre. As reshjet e shiut që kanë shoqëruar gjithë ditën e sotme, nuk kanë ndalur “Shkodra Proteston”. Si çdo ditë, qindra qytetarë janë tubuar në lagjen Xhabije të Shkodrës, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve. Shkodranët janë të vendosur të vazhdojnë protestat e tyre, duke i kërkuar qeverisë të plotësojë kërkesat e tyre ekonomike.