Qendra Rinore Publike “Atelie” ka nisur sot rrugëtimin në shërbim të të rinjëve në Bashkinë e Shkodrës. Finalizohet sot një projekt shumë i rëndësishëm për Shkodrën, një nga projekt- premtimet e e programit të shpalosur në qershor 2015 “Për Shkodrën e të ardhmes”.
Në program projektuam por edhe premtuam se një nga prioritetet kryesore të Bashkisë së Shkodrës, do të ishte ishte hapja e një qendre rinore publike, dedikuar promovimit të përfshirjes artistike, kulturore dhe sociale të të rinjve.
Sot, gjithçka u bë realitetit falë bashkëpunimit edhe me donatorët tanë, të cilët kanë një kontribut të vyer e të qenësishëm në realizimin e Qendrës Rinore Publika “Atelie”, e para në mbarë Shqipërinë.
Në vitin 2016, kur u hap thirrja për projekte në kuadër të Programit IADSA, Programi i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim Bashkia Shkodër aplikoi si lider për ta vënë në jetë këtë ide, së bashku me partnerët IPSIA ACLI, CODE Partners dhe Bashkinë e Triestes.
Kështu filloj të zbatohej ëndrra jonë, zbatimi i Projektit “Rini e fuqizuar, e ardhme e qëndrueshme – YES FUTURE”. Projekti ka për qëllim të promovojë përfshirjen sociale të të rinjve dhe mbështetjen e pjesëmarrjes së tyre aktive në zhvillimin social të Bashkisë Shkodër, duke ju lehtësuar aksesin në shërbime të tilla si: edukimi formal dhe joformal, sipërmarrje, kulturë, informacioni dhe ICT, pavarësisht nga gjinia, etnia, kultura, afësitë e veçanta, besimi, etj.
Në ditën e parë të rrugëtimit të kësaj qendre rinore, ftojmë të gjithë të rinjtë e Bashkisë sonë që të bëhen pjesë e aktiviteteve të shumta e të larmishme që do të zhvillohen në këtë qendër. Njëkohësisht të jenë aktivë, në krijimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të tjera për të rinjtë. Ne realizuam premtimin por edhe detyrimin tonë për krijimin dhe ndërtimin e kësaj qendre, tani mbetet që çdo i ri, të kontribuojë në gjallërimin dhe zhvillimin e saj. /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Bashkisë Shkodër/