Grupi i studenteve që vijojnë qëndresën para kryeministrisë, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive “nga çdo grup interesi” në protestën e nesërme. Protestuesit u shprehën se ata studentë që nesër shkojnë në parlament, janë të shitur.
“Nesër janë bërë disa paralajmërime, por ata që do jenë në parlament nuk janë përfaqësuesit tanë. Janë njerëz që janë tunduar nga oferta. Janë bërë disa individë, u janë bërë oferta të ndryshme. Kemi një shifer diku te 200, diçka më pak apo diçka më shume. Këta njerëz nuk janë përfaqësuesit tanë”, tha një prej studenteve.
“Nesër kemi thirrje për çdo grup interesi, që të dali ose të heshtë përgjithmonë. O të pranojmë nënshtrimin, o lirinë, ky është vendimi ynë”, shtoi. /Burimi:PanoramA/