Nisin reshjet e dëborës në rajonin e Shkodrës. Sipas raportimeve, gjatë ditës së sotme kanë nisur reshjet Njësinë Administrative Shosh. Në vendin e quajtur Mali i Shoshit, trashësia e dëborës është 25 cm, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve të transportit dhe njerëtve për Shoshin e Shalën. Bashkë me dëborën, kanë nisur edhe problemet me energjinë elektrike. Ndërprerjet janë të shpeshta dhe të gjata si pasojë e amortizimit të linjave të energjisë elektrike. Edhe në aksin Qafë Mali – Fierzë ka rënë rreth 20 cm borë. Momentalisht, po punohet për pastrimin dhe kriposjen e aksit. Përgjatë natës e në vazhdim ka pasur reshje dëbore në segmentin Pukë-Fushë Arrës-Fushë Dukagjin (Kukës).