Këngëtarja shqiptare Arilena Ara do të jetë pjesë e një prej festivaleve më të rëndësishëm në Europë. Europa Plus bën bashkë disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare. Bebe Rexha, Dua Lipa, dhe Arilena do të performojnë në të njëjtën skenë.
Hiti i saj ‘Nëntori’ prej muajsh klasifikohej ndër të parët në listat muzikore në Rusi. Arilena ka ndarë me miqtë disa nga momentet parapërgatitore duke kënduar këngën që e bëri të famshme përtej kufijve. Ara do të këndojë disa nga kengët e saj më të njohura. Ajo është këngëtarja e parë nga Shqipëria që merr pjesë në festivalin Europa Plus. Theksohet se performaca e Arilenës do të jetë e gjitha Live, mundësi kjo që i lë hapësirë të prezantojë vokalin e saj. /Gazeta Express/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!