VIDEO – “Shkodra qendër graviteti, jo të braktiset nga humbja e shpresës”, Bardh Spahia bashkëbisedim me të rinjtë

Të rinjtë do të jenë një zë i fuqishëm i bashkisë Shkodër, për të cilët e kemi një plan konkret të përfshirjes tyre në vendimarrjet publike, por edhe në aspektin e investimeve që i shërbejnë atyre.

Gjatë një takimi me një grup të rinjsh, kandidati i koalicionit “Shtëpia e lirisë” Bardh Spahia vendosi të dëgjojë problematikat e tyre dhe premtoi se menjëherë me marrjen e detyrës, do të nisë punën për zgjidhjen e tyre.


Sfida më e madhe është të rikthejmë shpresën, që Shkodra të jetë qender graviteti, e jo të braktiset nga humbja e shpresës.

Diskutimet me rininë kanë vijuar duke marrë sugjerimet e tyre dhe parashtruar modelet më të mira që i shërbejnë pushtetit vendor për të qënë në lartësinë e duhur neser në shërbim ndaj komunitetit të Shkodres.

Vota për nr 2 dhe Bardh Spahinë ishte premtimi që rinia i dha kandidatit të koalicionit “Shtëpia e lirisë”.