Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga Peshkopia eDibrës, lëshoi thirrje sot që të respektohen masat anti-virus, ndërsa tregoi në publik rastin e një miku të tij që është sëmurë me COVID-19.
“Nëse nuk mbajmë shifrat nën kontroll është një risk për ata që do të vendosin për të ardhur dhe zonat e kuqe njerëzit i shmangin, nuk niset njeri drejt një zone të kuqe.
Jam marrë gjithë mëngjesin me një mikun tim që nuk e besonte kurrë që mund ta kapte, por tani është në vështirësi vetë prej kësaj, është serioze dhe e rëndësishme që të bëjmë maksimumin, nuk po them të mbyllemi prapë, por ato minimume kujdesi duhet ti bëjë që të parandalojmë një ri- izolim”, rrefeu ministri Lleshaj.