Zona e ish- Divizionit apo rruga e “Korpusit” në lagjen nr. 2 të qytetit, është transformuar rrënjësisht. Një zonë ku kanë munguar të gjitha shërbimet, e krijuar pas vitit 1990, është urbanizuar sipas standarteve më të mira.
Investimi i Bashkisë së Shkodrës me vlerë 21,3 milion lekë, prej të cilit përfitojnë rreth 500 familje në këtë zonë, po shkon drej përfundimit. Janë sistemuar dhe asfaltuar 4200 metër katror sheshe.
Përfundimi i projektit, ofron shërbime për këtë bllok të madh banimi, duke nisur me kanalizimet e ujrave të bardha e të zeza, rrjetin e ujësjellësit, ndriçimin LED, sipërfaqet asfaltike, trotuare, gjelbërim dhe një korsi për biçikletat.