Teksa u kundërpërgjigjej kundërshtarëve të paketës Anti-KÇK, kryeministri Rama është përfshirë në replika e batuta me deputetët e opozitës në Kuvend, të cilët në shumë raste kanë ndërhyrë nga vendi gjatë kohës që ai mbante fjalimin në foltore. Pasi i ka quajtur krejt pa lidhje, apo thënë troç UFO, Rama u ka kujtuar atyre se “e drejtojë tytën gabim dhe ulen në vendin e gabuar”.
“Ralf, Ralf, mos më fol për dashurinë se je shëmbëlltyra kuptimplotë e një dashurie të kaluar në xhelozi e një xhelozie të kaluar në urrejtje dhe ndryshe nga ty unë edhe për shkak të moshës i menaxhon këto ndjenjat që ty të kanë marrë përpara, kështu që ke fatin të jesh pranë Ballit Kombëtar dhe pyeti si e kanë menaxhuar kaq shumë vite edhe xhelozinë dhe urrejtjen që ua morën pulat, se për pula luftohej apo jo, e qartë ju doni dashin, puna është që ju kapën nga dy palët e brirëve të dashit dhe ju mbetet pula, por ndihmoni gjelat e rinj që të kuptojnë që xhelozia dhe urrejtja mund ti kthejë edhe këta në pula”- tha Rama.