Agjensia e mirenjohur e informacionit “AP” ka ruajtur në arkiven e saj video të rralla të xhiruara gjatë vitit 1997, i cili shenoi një nga plagët më të rënda për vendin: armatosjen masive dhe të pakontrolluar të popullsisë. Në video shihen momente nga shpërthimi i depoteve të armëve dhe grabitja e tyre nga qytetaret. Po ashtu, në ketë video janë të pranishme edhe reagime të eksponentëve politikë gjatë atyre viteve të vështira. Me mesazhin për të mos harruar atë që kemi kaluar, ne po përcjellim disa nga keto video….