VIDEO – Qarkullonte me armë dhe tentoi ti ikë policisë me taksi, arrestohet në Tiranë 20 vjeçari nga Dobraçi i Shkodrës

Një 20-vjeçar banues në Dobraç të Shkodrës është arrestuar nga policia e Tiranës ditën e sotme pasi është kapur me armë zjarri me vete. S.T është arrestuar nga policia në zonën e Komunës së Parisit.

Në momentin që ka pikasur efektivët se po e ndiqnin, 20-vjeçari, ka tentuar që të largohet me një taksi.


Pasi është ndaluar, gjatë kontrollit të një çante lëkure që 20-vjeçari kishte me vete, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

20-vjeçari u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.