Nxënës të gjimnazit “Gjon Karma” në Njësinë Administrative Guri i Zi, kanë zhvilluar një protestë para shkollës së tyre. Ata kanë publikuar para mediave disa problematika, disa prej të cilave adresuar Bashkisë së Shkodrës.
Ka qenë administratrori i NJA Guri i Zi z. Pjerin Marku, i cili ka sqaruar se si qëndron e vërteta.
Me kalimin në administrim të shkollave në vitin 2015, gjendja e tyre ka qenë totalisht e amortizuar, me probleme të shumta edhe në gjimnazin “Gjon Karma”. Në këtë shkollë, siç edhe në shkollat e tjera të Bashkisë së Shkodrës është ndërhyrë duke përmirësuar ndjeshëm situatën, por jemi të vetëdijshëm se ka nevoja dhe ndërhyrjet do të vazhdojnë për përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve.
Lidhur me sinjalizimet për problemet emergjente, NJA Guri i Zi është vënë në dijeni të premte. Është ndërhyrë me urgjence dhe nyja sanitare është e zhbllokuar dhe problemet elektrike janë riparuar. Po ashtu, furnizimi me lëndë për ngrohje ëdhtë bërë në kohën e duhur dhe të gjitha klasat kanë ngrohje.
Gjimnazi “Gjon Karma” shumë shpejt do të ketë një kënd sportiv model dhe bashkë me të, edhe një rrethim që garanton siguri të lartë. Tenderimi është realizuar, por një nga operatorët në garë ka ankimuar në APP në Tiranë dhe duhet të pritet përgjigja në bazë të afateve ligjore.
Edhe lidhur me vendosjen e “bum”-eve, Bashkia e Shkodrës është e gatshme ti vendosë, por aksi Guri i Zi- Mjedë është akoma në proces rikonstruksioni dhe pa përfunduar, nuk mund të vendosen.
Kemi shumë punë për të bërë, pasi gjendja që trashëguam në 2015- ën me ndarjen e re territoriale, ishte e mjerueshme. Jo vetëm në gjimnazin “Gjon Karma” dhe jo vetëm në NJA Guri i Zi, por në të gjitha njësitë që iu bashkuan qytetit të Shkodrës. Gjithçka që kemi bërë, është falë vetë banorëve në territor, sepse vetëm me paratë që ato paguajnë në formën e taksave e tarifave, kemi ndërhyrë edhe për riparimin e gjimnazit “Gjon Karma”. Kjo, pasi nga qeveria shqiptare prej 3 vitesh, Shkodra ka marrë zero investime. Por megjithatë, me mbështetjen e banorëve, do të vazhdojmë të punojmë e të ecim përpara. /Postuar nga Bashkia Shkodër në faqen e saj zyrtare në Facebook/