U hodh në Nion të Zvicrës shorti i Ligës së Kampioneve, teksa skuadrat e kualifikuara nga faza e grupeve mësuan kundërshtarët. Nuk kanë munguar përplasjet e forta në raundin e 1/16-ve, teksa Juventusi dhe Bajerni mund të konsiderohen skuadrat më pa fat të vazos së parë.
Bardhezinjtë do të përballen me spanjollët e Aletiko Madridit, ndërkohë kampionët në fuqi të gjermanisë do të jenë përballë Liverpulit, skuadrës kryesuese të Premier Ligës. Goglat janë treguar tepër bujare për kampionët në fuqi të Real Madridit. Skuadra e Solarit ka “peshkuar” holandezët e Ajaksit. Short i lehtë në letër edhe për Barcelonën që do të ketë përballë Lionin.
Një duel tepër i fortë pritet të jetë dhe ai mes Mançester Junajtid dhe PSG-së. Edhe pse skuadra e Murinjos, nuk po kalon një moment të mirë, e ka eksperiencën dhe cilësinë për të bërë surprizën. Më poshtë mund të mësoni të gjitha përballjet e 1-16-ve.
PËRBALLJET:
SHALKE-MANÇESTER SITI
ATLETIKO MADRID-JUVENTUS
MANÇESTER JUNAJTID-PSG
TOTENHEM-BORUSIA DORTMUND
LION-BARCELONA
ROMA-PORTO
AJAKS-REAL MADRID
LIVERPUL-BAJERN MYNIH