Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, falë një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në fshatin Selcë të Malësisë së Madhe, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve:
Rr. P., 23 vjeç, banues në fshatin Selcë, Malësi e Madhe.
M. P., 21 vjeç, banues në fshatin Selcë, Malësi e Madhe.
Për këta dy shtetas Gjykata e Shkallës së Parë për K.rime të Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Më datë 10.03.2018, dy shtetas nëpërmjet kufirit të gjelbër, nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi, në vendin e quajtur Shkalla e Selcës, kanë tentuar të trafikojnë lëndë n.arkotike (can.nabis sat.iva), a.rmë dhe municione, por pasi janë hasur nga shërbimet policore, duke shfrytëzuar errësirën dhe terrenin malor janë larguar duke i braktisur ato.
Nga Seksioni i Na.rkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e K.rimeve të Rënda Tiranë në bazë të informacioneve policore mbi personat e dyshuar, për një periudhë 18-mujore ka vazhduar hetimi për mbledhjen dhe sigurimin e provave ligjore për autorësinë e këtij rasti dhe nga tërësia e veprimeve policore dhe hetimore u arrit që të dokumentohet ky rast trafikimi.
Gjatë këtij aksioni është sekuestruar 74 kg lëndë na.rkotike can.nabis sa.tiva, 1 a.rmë zjarri dhe fishekë luftarakë.
Materialet u referuan në Prokurorinë për Krime të Rënda për veprat penale “Trafikimi i na.rkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e ar.mëve dhe municioneve luftarake”.