Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bazë informacioneve të siguruara në rrugë o.perative dhe pas një pune të mirëorganizuar, kapet dhe ndalohet në fshatin Bregu Lumit, në Dukagjin, shtetasi i shpallur në kërkim: Nikë Lulashi, 55 vjeç, banues në Tropojë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi është autori i dyshuar i v.rasjes së shtetasit Tahir Bajraktari, ngjarje e ndodhur më datë 18.09.2018, në bjeshken e Doberdollit, Tropojë.
Gjykata e Rrethit Tropojë me vendim nr. 35 datë 25.09.2018 ka caktuar masën sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “V.rasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i a.rmëve, a.rmëve shpërthyese dhe i municionit” .
Ky shtetas do i dorëzohet shërbimeve të D. V. P. Kukës për veprime të mëtejshme.