
Ju falenderoj që jeni të pranishëm, kërkova këtë komunikim me ju në lidhje me tubimin paqësor të organizuar në bashkinë Shkodër sa i përket aksit rrugor të Dukagjinit. Së pari dua të përshëndes dhe falenderoj pjesëmarrësit, qytetarët që morën pjesë në këtë tubim shumë paqësor dhe shumë korrekt për një të drejtë legjitime duke kërkuar investimin e këtij segmenti rrugor mjaft të rëndësishëm për territorin e bashkisë Shkodër, siç është rruga e Dukagjinit. Bashkia e Shkodrës ka vite, dhe më shumë se asnjëherë kohët e fundit, që ka në fokus dhe vemëndje investimin në këtë aks rrugor. Bashkia e Shkodrës e ka trajtuar jo si një prioritet të zakonshëm, por si një emergjencë, investimin në këtë aks rrugor duke marrë edhe masat përkatëse të saja, për të berë të mundur investimin e kësaj rruge.
Dua të kujtoj, pavarësisht dokumenteve që disponojmë dua të fokusohem tek raporti me të vertetën, që me iniciativë të bashkisë janë marrë dy vendime nga Këshillit Bashkiak, një në shtator dhe një në nëntor, me një fond prej 110 milion lekë të vjetra për rehabilitimin e këtij segmenti rrugor. Ky vendim nuk mori dakortësin dhe ligjshmërinë nga Prefektura e Qarkut Shkodër, do thoja jo për dashakeqësi, por për incompetence institucionale të këtij insititucioni, duke interpretuar një pikë ligjore, sipas së cilës dega e thesarit në Ministrinë e Financave kishte komunikuar me degët e rretheve duke specifikuar që ky fond mund të përdorej vetëm për banesat e djegura.
Ne nuk e kemi lënë me kaq dhe ndërkohë pas një thirrjeje për projekte të Ministrisë së Mbrojtjes përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për investime që parandalojnë rrezikun e fatkeqsive, sërisht kemi paraqitur një projekt për rrugën e dukagjinit dhe e kemi dorëzuar me 9/2/2023 për tu investuar në veprat e artit të kësaj rruge (Ura, Kanale anësore, Tombino) për të vijuar më tej me sheshimin dhe sistemimin e rrugës dhe drejtimin e ujrave të përrenjve. Është rasti që ministria e mbrojtjes dhe AKMC të bëjnë alokimin e këtij fondi pasi është një fond i kursyer dhe një projekt lokal me nevoja reale dhe i detajuar, që nuk i kalon 19 milion lekë të reja.
Po ashtu gjatë këtyre viteve në disa raste bashkia Shkodër i ka kërkuar qoftë Autoritetit Rrugor ashtu edhe Kryeministrit që të bëjnë investimin në këtë rrugë duke e konsideruar një rrugë strategjike që përveç banorëve që jetojnë atje, për të cilët eshtë jetike, është e rrezikshme për përdoruesit e rrugës. Çdo drejtues mjeti në atë aks rrugor ka rrezikshmëri të lartë të jetës. Po ashtu është shumë e rëndësishme për banorët e kësaj zonë të cilët në fillimet e viteve 90 janë zhvendosur nga kjo zonë dhe me investimin e rrugës mund të krijojë mundësinë që banorët të kthehen në këtë zonë për të investuar në bujqësi, blegtori apo turizëm, që është prioriteti kryesor, duke krijuar frymëmarrje për zonën dhe duke kontribuar në zhvillimin ekonomik edhe të Shkodrës.
Dua të ndaj një informacion sa i përket vitit 2013, ku projekti është miratuar dhe gjithashtu është tenderuar faza e parë e këtij projekti nga FSHZH, në atë kohë ka qënë drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit deputeti i PS, Benet Beci dhe pas ndërrimit të pushtetit, sipas informacioneve që kam, ky fond nuk është alokuar dhe nuk është përdorur por është rikthyer në drejtimin diagonal Veri- Jug, sic jemi mësuar të shohim drejtimin e fondeve këto 10 vite, me një drejtim, zotëria mund ta dijë më mirë se si dhe ku është alokuar ky fond i planifikuar për rrugën e Dukagjinit.
Për bashkinë Shkodër është një pikësynim ndërtimi dhe rehabilitimi i këtij aksi rrugor dhe nësë sic e thashë do të bëhet e mundur investimi i projektit që kemi dorëzuar, po ashtu ne do të ndajmë nga fondi i 4% të mbrojtjes civile një fond shtesë për të restauruar përfundimisht këtë këtë rrugë e për të bërë të mundur kalimin normal në këtë aks rrugor edhe me mjete të vogla nga Prekali – Mal i Shoshit – Breg Lumit – Ndërlysë. /Deklaratë për mediat e zëvendëskryetarit të Bashkisë Shkodër Tonin DEDAJ/