
Partia Demokratike Dega Vau Dejës, denoncon para opinionit publik, institucioneve për mbarëvatjen e procesit zgjedhor, vëzhguesve të OSBE dhe përfaqësuesve të Trupit Diplomatik në Shqipëri, për situtatën e krijuar gjatë ditëve të fundit në territorin e Bashkisë Vau Dejës.
Në kohë fushate, po shtrohen rrugë në territorin e Bashkisë Vau Dejës nga persona dhe individë privatë, pranë kanidatëve për deputet të Partisë Socialiste dhe Partisë Social Demokrate të Shqiperisë.
Partia Demokratike Dega Vau Dejës disponon foto dhe video për këtë abuzim të hapur dhe flagrant që bie ndesh me Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.
I bëjmë thirrje KQZ dhe Prokurorisë të ndërmarrin masat e duhura për të ndalur këtë shkelje flagrante të ligjit, nga ata kandidatë, të cilët edhe pse jane shpallur non grata nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqiperi, kundrejt shumave të konsiderueshme, jo vetëm që po cënojnë votën e lirë të banorëve të Bashkisë Vau Dejës, por po kryejnë investime në kohë fushate elektorale duke mashtruar banorët.
Këto akte të shëmtuara kriminale, prishin imazhin e kësaj fushate zgjedhore dhe cënojnë votuesit në Bashkinë Vau Dejës. Frika nga reagimi mbarë popullor me 25 Prill, i ka detyuruar të përdorin çdo mjet për të mashtruar popullin, por çdo tentativë e tyre për të manipuluar procesin e zgjedhjeve do të denoncohet fuqishëm nga Partia Demokratike Dega Vau Dejës!
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!