Në një konferencë për shtyp e sekretarit të përgjithsëm të PD-së Gazment Bardhi, janë bërë të ditura detaje lidhur me të kaluarën e Valdrin Pjetrit në Itali. Sipas Bardhit, ai është dënuar me 18 muaj burg dhe 1000 euro gjobë. Ai ka pranuar veprën penale dhe vendimi me burg është pezulluar. Ndërkohë, i është revokuar leja e qendrimit në Itali dhe është kthyer në Shqipëri. Të dhënat sipas PD-së janë nga Kuestura e Firences.