VIDEO – “PD nuk mund të shkojë përpara nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën”, Yuri Kim takohet me Lulzim Bashën

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim deklaroi se pavarësisht faktit që PD-ja ndodhet në një pozitë të vështirë reformimi, duke shtuar se shpreson që të dalë nga kjo rrugë më e fortë, që të fitojë sërish zgjedhjet.

Pas një takimi me liderin opozitar, Lulzim Basha, diplomatja amerikane tha se Uashingtoni shpreson që qeveria shqiptare të jetë serioze sa i takon luftës kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë.

“E dini të gjithë që SHBA ka pasur marrëdhënie të fortë me PD. Ne ishim aty kur PD hipi në pushtet për herë të parë dhe shpresoj që të punojmë së bashku kur ajo të vijë në pushtet përsëri. Demokracia përkufizohet nga të pasurit e një partie opozitare të fortë dhe që lulëzon.

E kuptojmë fare mirë që PD ndodhet në një pozitë të vështirë, proces tranzicioni, por shpresojmë se do të dalë me të fortë dhe më e bashkuar, që të kthehet dhe të fitojë përsëri zgjedhjet. Gjithashtu dua që të konfirmoj se sa i përket Uashingtonit të jemi serioz në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, jemi të gatshëm që ta sulmojmë atë, pavarësisht rangut, nivelit, apo partisë.”, tha ajo.

ShkodraWeb Channel

Open

Close