Skandalet me manipulimin e votave kane prekur dhe Bashkinë Vau Dejës . Pas deklaratave të Kryetarit të Partisë Demokratike, dega Vau Dejës Agim Bushati ku hodhi akuza ndaj KQZ për falsifikim të pjesëmarrjes së qytetarëve në proçesin e votimit , këtë të hënë një tjetër detaj ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve . Duke iu referuar të dhenave nga vetë KQZ- ja shihet sesi kandidati i PS ne Bashkine Vau Dejës, Mark Babani, të dielën është votuar nga 5166 persona, ndërsa mëngjesin e së hënës shpallet fitues me 6223 vota, duke shtuar kështu 1.107 vota. Gjithashtu nga monitorimi i kryer ka rezultuar se kanë votuar 9.5 % dhe jo 13.33% që ka raportuar më herët KQZ. Ndërkohë i habitshem mbetet fakti se në procesin e numërimit të votave nuk ka rezultuar asnjë votë e pavlefshme, duke e konsideruar 100% të rregullt procesin e votimit, si asnjëherë më parë.