Zbulohet guri historik obelisk i ndërtimit të Urës së Bunës në vitet 1906- 1908. Sipas studiuesit Zamir Tafilica, autor i zbulimit, ky gur i fshehur mes ferrave e barit, është simbol i trashëgimisë kulturore, vepër monumentale e qytetare e Bashkisë Shkodër në bashkëpunim me Perandorinë Osmane (Xhon Turke).
Ky gur i lartë rreth 2 metër, me bazament guri, ka shkronjat në osmanisht. I përkthyer nga studiuesi Hamdi Bushati i cituar në librin “Shkodra dhe motet” ku thuhet: “Kjo urë do ti sherbejë qytetit të Shkodrës, lidhjeve të zonave përreth liqenit.”
Sipas z. Tafilica ky gur monumental e historik duhet që të vendoset në vendin e tij në krah të Urës së Bunës, i cili u hoq dhunshëm në vitin 1967 nga sllavo- komunistët. Guri me shkrime osmane ka qëndruar përkrah obelisk gurit austriak, i cili simbolizon ndërtimin e trasesë së molos së Bunës 10 vite më vonë në 1916 nga ushtria perandorake Austro- Hungareze por rikonstruktuar në tetor të 2021, financuar e vendosur nga Konsulli i Nderit Austriak në Shkoder z. Gjergj Liqejza.
Sipas z. Tafilica i takon qytetarëve, Bashkisë Shkodër që ta rivendosin në vend një pjesë të historisë së qytetit mijëra vjecar. /Publikuar në Facebook nga Kujtim DRAÇINI, reporter/