VIDEO/ Para sfidës së rëndësishme me Holandën, Gjermania ndalet “në shtëpi” nga Serbia…

Gjermania e mbylli në barazim, provën gjenerale para ndeshjes së parë në grupe, ndaj Holandës në transfertë. Në “Volksvagen Arena” të Volfsburgut, “pancerat” barazuan 1-1 përballë Serbisë. Ballkanasit shtangën ekipin e Lëvit, që në minutën e 12-të, ku pas një goditje këndi, Joviç u gjend i vetëm në zonë, dhe shënoi me kokë përballë Nojerit.

Gjithsesi, gjermanët reaguan, duke provuar disa herë me Rojsh apo Gundogan, por goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 69-të, me Leon Gorenckën, për të mos shënuar më deri në fund.


Takimin tjetër ndaj Holandës, Gjermania e luan në datën 24, në transfertë ndaj Holandës.