KANDIDATËT/ Safet Osja trajner i përkohshëm, Vllaznia kërkon një zëvendësues për Hasan Likën…

Pas largimit të trajnerit Hasan Lika, në Shkodër drejtimin e skuadrës e morën ndihmësat e tij, Safet Osja, një ish-lojtar i spikatur te kuqeblutë, si dhe trajneri i portierëve Ideal Lekiqi.

Por, nga sa bëhet e ditur, nga burime pranë skuadrës shkodrane, edhe Osja duket se do të drejtojë seancat e këtyre ditëve që kampionati është pushim, pasi bëhet e ditur se në Shkodër mund të zyrtarizojnë një tjetër trajner deri në ndeshjen e radhës me Besëlidhjen e cila është sfidë shtëpie pas asaj me Dinamon.


Krahas Agim Canajt, po qarkullon së fundmi edhe emri i Hysen Dedjes, ish-trajner në periudha të ndryshme, kur Vllaznia luante dhe synonte trofe në Superiore. /vipsport/