Kryeparlamentarja, Lindita Nikolla ka nisur seancën plenare, ndërsa deputetët e opozitës me pankarta në duar kanë bllokuar foltoren.
Pas nisjes së seancës, deputetët e opozitës po ashtu ndezën zhurmueset dhe kërkojnë që të largohet garda.
Në krahun tjetër, kryeparlamentarja ka nisur me miratimin e projektligjeve të ditës.
Deputetët e opozitës refuzojnë të ulen në vendet e tyre, duke kërkuar po ashtu vendet e tyre në Komisionin e Reformës Zgjedhore.