Bojkoti i mësimit në universitetin ‘Luigj Guraqi’ të Shkodrës ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme. Bashkë me bojkotin vazhdon edhe përplasja e studentëve me rektorin e universitetit të tyre Adem Bekteshi. Ky i fundit ka tentuar sërish të hyjë në shkollë duke u kërkuar të ndërpresin bojkotin dhe t’i rikthehen mësimit.
Studentët e ngujuar kanë bllokuar derën por rektori ka bërë të mundur që studentët që kanë dashur të hyjnë në mësim të futen duke qëndruar tek dera bashkë me punonjësit e sigurise.
Ndërkohë studentët e ngujuar dëgjoheshin që ti thërrasin ne kor rektorit “roje”.
Edhe gjatë ditës së djeshme studentët e ngujuar janë ballafaquar me rektorin e Universitetit i cili ka tentuar të hyjë në zyrën e tij por është ndaluar nga studentëtë të cilët kanë bllokuar me karrige dhe tavolina shkallët e hyrjes.
Studentët grevistë kanë ndaluar gjitashtu grupin e kolgevë të tyre që donin të hynin në klasa duke i mbyllur derën.