VIDEO/ Bashkia Shkodër 46 milion lekë për rrugën “Rozar Dodmasaj” në Lagjen nr. 2 të qytetit

Bashkia Shkoder ka hapur një tjetër kantier ndërtimi. Në Lagjen nr. 2 të qytetit, ka nisur puna për rikonstruksionin e rrugës “Rozar Dodmasaj”, falë investimit të Bashkisë së Shkodrës me vlerë 46 milion lekë.

Punimet janë inspektuar nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, e cila ka thënë se shumë shpejt, në këtë lagje të qytetit të Shkodrës, do të fillojnë të zbatohen edhe dy projekte të reja.

Projekti i rikonstruksionit të kësaj rruge me gjatësi 252 ml parashikon: shtresat rrugore (çakëll, stabilizant dhe asfalt) ne një sipërfaqe 885 m2, punime për kanalizimet e ujrave të bardha- KUB me 252 ml me 12 puseta shiu, bordura betoni 506 ml, ndërtim trotuari me 360 m2, tuba për fibra optike 253 ml dhe sinjalistikë vertikale dhe horizontale. Punimet në këtë rrugë pritet të përfundojnë brenda 45 ditëve nga nisja e rikonstruksionit.