Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Rama se premtoi shëndetësi falas, por vodhi 385 milionë euro. Në Facebook, ndërsa ka shpërndarë edhe një video-mesazh, Basha shkruan se njerëzit dergjen pa shërbim nëpër spitale, ndërsa Rama, të cilit i referohet si “artisti i vjedhje dhe i mashtrimit”, përdor pushtetin për pasurim personal.
“Premtoi shëndetësi falas por bashkë me oligarkët vodhi 385 milionë euro. Sot shqiptarët paguajnë më shumë për shëndetësinë por në spitale mungojnë ilaçet bazë dhe në farmaci tregtohen ilaçe të skaduara. Ndërsa njerëzit dergjen pa shërbim nëpër spitale me kushte mizerabël, artisti i vjedhjes dhe mashtrimit përdor pushtetin për pasurim dhe qejfe personale. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk”, shkruan Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2502737933107144/