
Dalim sot ne këtë konferencë për shtyp pas deklaratës së bashkisë Shkodër, për situatën e pastrimit e cila sa vjen e agravohet
Edhe pse u tha se brënda 24 orësh situata e pastrimit në qytetin e Shkodrës do të merrte një zgjidhje, të gjithë jemi dëshmitar të një dështimi të këtij shërbimi nga Bashkia e Shkodrës.
Si drejtuese e PS Shkodër, por në radhë të parë si banore e Shkodrës, i bëj thirrje Kryetarit të Bashkisë Shkodër, si institucioni përgjegjës për këtë situatë që të braktisë pushimet dhe të kthehet aty ku i takon në krye të punëve të qytetit të Shkodrës.
Është e papranueshme një situatë e tillë, një kontratë e harruar me qëllim, duke i ofruar Shkodrës një situatë e cila kishte vite që nuk ndodhte.
Kush mban përgjegjësi për një situatë të tillë të papranueshme ?!
Në temperatura 40 gradë Celsius, në kulmin e sezonit turistik të gjithë në bashki harruan kontratën e pastrimit që është A-ja e shërbimit ndaj qytetarëve ?!
Përballë këtyre kushteve, dhe në një situatë që mund të vazhdojë gjatë për shkak të keqmenaxhimit dhe paaftësisë së administratës së Bashkisë Shkodër për të zgjidhur situatën e krijuar, i duhet angazhimi i të gjithë institucioneve përgjegjese për të shpëtuar shkodranët nga ky keqmenaxhimin i cili rrezikon prag epidemie, me mbeturina që i sheh në çdo rrugë të Shkodrës.
Jemi përballë një alarmi mjedisore, duhet të reagojmë sot, nesër është shumë vonë, për shkodranët dhe familjet e tyre. /Deklaratë për shtyp e bashkëkryetares së PS- së Shkodër Mirela DODA/
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!