Kanë nisur sot punimet për rikonstruksionin e rrugës nga Ura e Bardhajve në drejtim të qendrës së këtij fshati, pjesë e Njësisë Administrative Rrethina në Bashkinë e Shkodrës. Projekti që realizohet nga të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës, me një vlerë 12 milion lekë, është parashikuar në dy lote. Loti i parë, punimet e të cilit kanë filluar sot, parashikon rikonstruksionin e 650 metra linear rrugë.
Do të ndërhyhet në ngritjen e trasesë së rrugës, veprat e artit, trotuaret dhe kanalizimet e ujrave të bardha. Përfundimi i punimeve të lotit të parë, ndikon direkt në përmirësimin e standartit të jetesës, duke krijuar lehtësi në qarkullimin e mjeteve por edhe produkteve të zonë në drejtim të qytetit. Pas lotit të parë, punimet do të vijojnë me lotin e dytë, për të përfunduar krejtësisht rikonstruiksionin e aksit nga Ura e Bardhajve në qendër të këtij fshati.