
Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Mark Kodrën, i cili dy ditë më parë ekzekutoi me armë zjarri Emilajno Ndoun.
Para trupit gjykues, 47-vjeçari është shprehur: “Ajo punë ka ndodhur, çfarë është bërë është bërë”, ndërsa nuk ka pranuar të japë më shumë sqarime.
Gjykata cilësoi si te ligjshem arrestimin dhe vendosi “arrest me burg” per Mark Kodren. Ndërkohe ne deklarimet e dhena ne polici shtetasi Mark Kodra ka pranuar se është ai autori i vrasjes dhe ka sqaruar se konflikti ka nisur para nje viti dhe me pas është përshkallëzuar derisa viktima sipas autorit i ka rrahur djalin këtij te fundit edhe pse e kishin lajmëruar disa here qe te bënte kujdes.




