
Gjimnazi “Jordan Misja” në Shkodër i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë, në fazën e dytë të tij, parashikuar në buxhetin e bashkisë për vitin 2022.
Faza e dytë e punimeve e nisur në muajin mars të këtij viti tashmë është drejt fundit, duke i dhënë shkollës një pamje tjetër ndërsa ofrohen kushte më të mira për nxënësit dhe stafin pedagogjik.
Drejtorja Ardiana Ndreu tregon ndryshimet që janë bërë në shkollë gjatë kësaj periudhe.
Tashmë do të shtohen edhe 3 laboratore të reja për nxënësit.
Gjendja e amortizuar e shkollës ishte edhe arsyeja pse numri i nxënësve në shkollë ra ndjeshëm vitet e fundit.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!