VIDEO – Presidenti amerikan bëhet sërish meme, Joe Biden në Tel Aviv i jep dorën…ajrit

Që në momentin që ka marrë detyrën si President, Joe Biden ka shokuar internetin jo pak herë me bëmat e tij. Një moment tjetër është kapur në kamera ditën e djeshme gjatë vizitës së tij në Izrael.

Presidenti amerikan është parë duke u drejtuar për t’i dhënë dorën “ajrit”, pasi mbaroi konferencën në Tel Aviv. Gjest ky i cili nuk ka shpëtuar pa u bërë meme në rrjetet sociale.


Pasi video u bë virale dhe u pasua nga shumë meme, Shtëpia e Bardhë shpjegoi se shtrëngimi i dorës, ishte në fakt një gjest përshëndetjeje drejt audiencës dhe jo në ajër siç dhe u interpretua.