
Punimet në lagjen “At Gjergj Fishta” në rajonin nr. 3 të qytetit të Shkodrës, po shkojnë drejt fundit. Ditën e sotme përfundon hedhja e shtresave asfaltike, për të vijuat me sinjalistikën vertikale dhe horizontale.
Është një rrugë në qendër të qytetit, me një densitet të lartë banorësh në pallate por edhe në banesa private. Rikonstruksioni i kësaj rruge ka përfshirë kanalizimet e ujrave të bardha e të zeza, rrjetin e ujësjellësit, trotuare, ndriçimin LED, mbjelljen e pemëve dekoratike.
Ndërhyrja është bërë e mundur nga të ardhurat e vetë Bashkisë së Shkodrës, me një fund rreth 4.5 milion lekë.