![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2023/11/rreshqitje-dheu-nderlysaj-2023-1024x536.jpg?x28643)
Si pasojë e motit të keq me rreshje që ka përfshirë të gjithë territorin e bashkisë Shkodër një natë më parë janë krijuar probleme në vendin e quajtur “Palna e Tasit” në aksin rrugor Ndërlysaj – Breg Lumi në Njësinë Administrative Shalë.
Që në orët e para të mëngjesit, Njësia Administrative Shalë ka marrë masat për pastrimin e këtij aksi rrugor pas rrëshqitjeve të gurëve.
Ju bëjmë me dije banorëve se pas punës intensive ky segment rrugor është i aksesueshem dhe mund të kalohet normalisht. /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Bashkisë Shkodër/