
Edhe pak ditë, çifti më i famshëm aktualisht i showbiz- it shqiptar, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, do të mirëpresin ardhjen në jetë të vajzës së tyre. E gjithë vëmendja e çiftit është përqendruar në përgatitjen e nevojshme për këtë event në jetën e tyre.
Ndërsa priten që vajza të “përurojë” me ardhjen e saj edhe kalimin në shtëpinë e re të përbashkët, kanë nisur blerjet e para për beben por edhe dhurata të shumta nga fansat.
Luiz Ejlli, i njohur për humorin e batutat e tij, ka nisur të “testojë” disa nga këto blerje apo dhurata. Më e fundit, një “palestër” për beben, të cilën këngëtari shkodran e provon personalisht. Nuk mungojnë batutat e humori, ndërsa në sfond dëgjohen edhe të qeshurat e Kiarës.