Një automjet i llojit “Lanca” me targat AA 550 ET në pronësi të shtetasit Besmir Brahimi ka marrë flakë në lagjen “10 Korriku” në Vlore, pranë Lungomares. Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin në flakë të automjetit është shkëndija elektrike. ShkodraWeb ka siguruar edhe pamjet nga vendngjarja, ku duket qartë makina e kapluar e tëra në flakë dhe ndërhyrja e zjarrëfikësve.
Ne vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa policia po heton me tej rreth kësaj ngjarjeje.