Vijojnë kontrollet parandaluese për áksidèntet rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me rrisk, për shkak të shpejtësisë dhe manovrave të rrezikshme që kryejnë drejtuesit e mjeteve.
152 km/h – 162 km/h në aksin Sauk – Teg, prej orës 20:00 deri në 24:00, kur fluksi i mjeteve në lëvizje është pothuaj i plotë
Guxim! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i pa pranueshëm dhe vrástàr.
Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë, në 4 orë, janë konstatuar dhe pezulluar 9 patenta për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe janë marrë 12 masa administrative për shpjetësi por pa masë plotësuese atë të tërheqjes së patentës
Shpejtësi që varionte deri në 162 km/h, rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe përdoruesve të tjerë të rrugës.
Rruga është e te gjithëve, rregulli vlen njësoj.
Shpejtësia, alkólì, garat, të presin rrugëtimin e jetës.
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, mos u bëni statistike rrugore.
Familja ka nevoje për ju, patenta ju duhet, ajo është mjet jetik, mos ja dorëzoni policit por shfrytëzojeni për të mirën e vetes dhe familjes dhe këtë e arrini vetëm me respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor. /Njoftim i Policisë së Shtetit/