VIDEO – “Më kanë ikur 60% e klientëve”, Helidon Bushati bashkëbisedim me berberin e njohur të Shkodrës

Print Friendly, PDF & Email

Shkruan në Facebook Helidon Bushati, drejtuesi politik i fushatës së zgjedhjeve për PD- në në Qarkun e Shkodrës: Zotni Bali, berberi i njohur i pedonales, Kolë Idromeno, me keqardhje shprehet: edhe për një dallëndyshe që ik nga Shqipëria më vjen keq…

Nuk nevojitet të jesh në periferitë komplet të shpopulluara e të braktisura të Shkodrës, për të përjetuar politikat antishqiptare të Ramës, të cilat i gjen kudo në Shkodër, i sheh kudo në Shkodër.


Rrugët e Shkodrës së sotme, janë rrugë QË KËRKOJNË NJERËZ,janë rrugë që ju ka humbur identiteti. Jemi në një arterie të Shkodrës, në një nga zonat më të populluara që tashmë ka marrë krejtësisht një pamje tjetër.

Boshatisja është mëse e prekshme, imagjinoni periferitë,imagjinoni fshatrat. Kjo gjendje e frikshme është një thirrje shpirti miq, është një thirrje për bashkim.Të bashkohemi në frontin kundra së keqes, urrejtjes primitive të Edi Ramës ndaj një qyteti që nuk iu nënshtrua kurrë,as idhujve ideoiogjikë të tij. Ti përgjigjemi bashkë,vetëm bashkë,Shkodra fiton.

Ka ardhur koha që dallëndyshja të kthehet në fole.


© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel