Kryeministri Edi Rama në një komunikim live nga banesa e tij, referuar rasteve të reja me virus në vendin tonë ka thënë se më e keqja nuk ka ardhur akoma. Nisur nga shëtitjet që vazhdojnë në zonën e Liqenit në Tiranë, apo sic ndodhte sot në Shkodër, Rama tha se nuk do të lejohen më.
“Ndalojmë ferkuentimet në liqenit e Tiranës dhe në të gjitha zonat e tilla në cdo qytet, sot kemi 38 persona të identifikuar, 12 të shruar në spital, 2 prej tyre në reanimacion dhe një 65 vec mbahet me frymëmarrje të drejtuar nga aparatura”- tha ai, duke shtuar se “Më e keqja nuk ka ardhur akoma, as nuk dua tu fus frikën, por kam detyrë t’u informoj, të ndaj çdo të vërtetë që ekspertët ndajnë me mua, nuk jam ekspert por nuk ju them asgjë të pa provuar paraprakisht prej tyre”.