![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2022/11/fnsh-shpeton-ne-kir-qytetarin-2022.jpg?x28643)
Një banor ka mbetur i bllokuar në rrjedhën e shtratit të lumit Kir në periferinë e qytetit të Shkodrës. Duke iu përgjigjur thirrjeve të tij për ndihmë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës kanë ndërhyrë duke bërë të mundur nxjerrjen e tij nga shtrati i lumit.
Shkak i bllokimit të qytetarit, ka qenë rritja e nivelit të ujit në lumin Kir si pasojë e reshjeve të shiut në ditët e fundit. Në operacion u përfshinë edhe efektivë të forcave zjarrfikëse të Shkodrës.
Siç shihet edhe në pamjet amatore nga vendngjarja të siguruara nga ShkodraWeb, operacioni për shpëtimin e qytetarit rezultoi i suksesshëm dhe ky i fundit nuk ka pësuar dëmtime të tjera.