Digjet në Durrës një mjet i cili ishte në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur pranë urës së Dajlanit, duke shkaktuar panik te drejtuesit e tjerë të mjeteve. Brenda makinës kanë qenë duke udhëtuar dy vajza, të cilat kanë dalë me shpejtësi nga mjeti.
Drejtuesja e mjetit dhe pasagjerja nuk kanë pësuar lëndime. Zjarrëfikëset nuk mundën ta shmangin djegien totale të mjetit. Ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti.