Me anë të këtij mesazhi sensibilizues dhe informativ njëkohësisht, njofton qytetarët në lidhje me një risi të re, të Sektorit të Qarkullimit Rrugor, perdorimin e makinës inteligjente.
Nisur nga konstatimet tona, por dhe nga ankesat e shumta të qytetarëve për problematikën e parkimeve të gabuara dhe kundravajtjeve të tjera administrative që konstatohen në qytet ju bëjmë me dije se do të perdorim makinën inteligjente.
Shkelësi mund të mos e shikoj masën administrative në xhamin e makinës dhe as punonjësit e policisë me bllok në dorë, por masa administrative së bashku me foton do tju vij me postë në adresën e banimit ose në adresën ku është rregjistruar mjeti.
Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.
Në video tregohet menyra e funksionimit të makinës inteligjente, e cila për një kohë të shkurtër kap në mënyrë automatike cdo shkelje rrugore dhe vendos masën administrative e shoqëruar me foto.
Policia Rrugore e Shkodrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
Të gjithë së bashku për rrugë më të sigurta! /Shpërndarë për mediat nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër/