
Një aksident i rëndë që ka përfunduar fatmirësisht pa njerëz të lënduar ka ndodhur sot në qytetin e Shkodrës. Një automjet tip “Volkswagen” ka fluturuar në ajër dhe më pas është përmbysur në mes të rrugës tek rruga e Poliklinikës në qytetit të Shkodrës. Mrekullisht, me gjithë këtë aksident dhe mënyrën si ka përfunduar makina, shoferi ka shpëtuar për fat të mirë.
Aksidenti si në ndonjë skenë të “Fast&Furious”, ka mbledhur shumë kureshtarë rreth e rrotull, duke bërë supozime për çfarë kishte ndodhur. Policia gjithashtu ka kryer veprimet procedurale e hetimore në vendin e ngjarjes. Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia tej normave. Shihni pamjet më poshtë.