Arben Ishmaku, 42 vjeç, është personi i cili u gjet mëngjesin e sotëm i pajetë pranë biznesit të tij. Dëshmitarët në vendngjarje bëjnë me dije se bashkëshortja e viktimës kur ka mbërritur në vendngjarje ka bërtitur: “Ma bëri ajo ku#va”, raporton TCH.
Pranë trupit të tij u gjet edhe një çifte. Policia ka nisur hetimet, por nga verifikimet paraprake thanë blutë nuk janë konstatuar shenja d.hune a dëmtime të tjera në trupin e 42 vjeçarit.
Bëhet me dije se “42 vjecari eshte gjetur i vd.ekur brenda nje dyqani qe e ka ne pronesi te tij ku ka tregtuar lule. Ne trup nuk ka asnje pl.age por eshte gjetur i pajete ndersa policia ka gjetur edhe nje çifte brenda dyqanit. Po ashtu behet e ditur se jane gjetur nje numer i konsiderueshem cigaresh te konsumuara nga ky shtetas. Dyshimet e para jane per nje vetehelmim por policia vijon hetimet per ta zbardhur te plote”.