Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu është bashkuar artistëve në protestën e tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.
Basha iu bashkohet artistëve në këtë protestë, në kohën që Këshilli Bashkiak mori vendimin që të prishet ndërtesa e TK.
Burime bëjnë me dije se Basha do të qëndrojë gjatë gjithë natës me artistët në betejën e tyre disa-vjecare për të penguar prishjen e Teatrit.
Ky reagim vjen në kohën që kryebashkiaku Erjon Veliaj ka lajmëruar se do të prezantojë të hënën projektin për ndërtimin e Teatrit të ri, që nënkupton shembje të godinës aktuale.
Më herët, numri një i Partisë Demokratike Basha tha se Teatri është “vija e kuqe”.