
Policia e Vlorës po kryen hetime se kush ia ka vendosur eksplozivin në makinë gjatë natës, Ermal Kasës, 31-vjeçarit, që jetonte e punonte prej pak kohësh në qytet. Makina ishte e parkuar dhe nuk pati viktima.
Sipas burimeve, Kasa është nga Elbasani dhe punon ekonomist në një kazino në Vlorë. Njihet si person i qetë dhe dyshohet se shpërthimi mund të ketë lidhje me ndonjë konflikt në vendin e punës.
Policia e Vlorës paraprakisht njoftoi vetëm se: “Më datë 30.5.2022, rreth orës 2:55, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, në automjetin tip “Audi”, në pronësi të shtetasit E. K., 31 vjeç, banues në Elbasan, ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!