Skip to content
25 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “Kryetari i Bashkisë Vau Dejës vjedhje spektakolare”, PD nuk i ndahet Mark Babanit, publikon faktet…

ShkodraWeb 30 September, 2022
babani hajn akuza pd 2022

Partia Demokratike ka nisur denoncimin sot për “abuzimet dhe vjedhjet spektakolare të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës” Mark Babani.

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi deklaroi sot se Partia Demokratike, dega Vau i Dejës, e ka paraqitur në SPAK këtë abuzim me paratë e taksapaguesve, që më 15 korrik 2021 dhe pse ka kaluar më shumë se një vit nuk ka asnjë lëvizje nga njësia e prokurorëve specialë, e cila mbahet me paratë e taksapaguesve dhe është ngritur për të mbrojtur takspaguesit.

“Sot nga foltorja e Partisë Demokratike do të fillojmë një seri denoncimesh për abuzimet dhe vjedhjet spektakolare të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës.

Medias do t’i nisim menjëherë dokumentet përkatës që faktojnë se në pushtetin sadist të Ramës vjedhja është shndërruar në normalitet dhe në formë talljeje me qytetarët.

Që në fillim duam të theksojmë se Partia Demokratike – dega Vau i Dejës, e ka paraqitur në SPAK këtë abuzim me paratë e taksapaguesve, që më 15 korrik 2021. Ka kaluar më shumë se një vit dhe asnjë lëvizje nga njësia e prokurorëve specialë, e cila mbahet me paratë e taksapaguesve dhe është ngritur për të mbrojtur takspaguesit.

Ne zotërojmë edhe një Akt-Konstatim të Drejtorisë së Anti-korrupsionit në ministrinë e Drejtësisë, e cila ka rënë në gjurmë të abuzimeve bagdadiane të kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Mark Babani”, tha Boçi. Ai theksoi se historia nuk është vetëm abuzive, por edhe qesharake.

“Bashkia ka hapur tender me objekt shtrim rrugësh, sistemim dhe ndriçim në Qendër Bushat, në lagjen “Çelepije” . Pas zhvillimit të tenderit, fitues është shpallur ofertuesi më i lartë, kompania “Ndërtuesi 2000”.

Ndërkohë që kjo është shkelja e parë, pra dhënia e tenderit atij që thotë se i duhen më shumë para se të tjerët për ta bërë punën, abuzimet nuk kanë të sosur”, u shpreh Boçi.

Sipas tij, fituesi i tenderit dhe Bashkia nuk kanë sistemuar dhe shtruar rrugën për të cilën është zhvilluar gara, por një rrugë tjetër në lagjen “Muçejan”.

“Shkelja lidhet me faktin se një objekt i patenderuar nuk mund të likuidohet. Sipas ligjit të Prokurimeve Publike, çdo procedurë duhet t’i nënshtrohet tenderimit për të mundësuar konkurrim të drejtë.

Një shkelje tjetër, që e vëren Anti-korrupsioni, është se Komisioni i Vlerësimit në Bashki ka shpallur firmën fituese në kundërshtim me kërkesat e rastit. Dy ndër to janë mospasja e certifikatës ISO, dhe deklarim të stafit fiktiv/ të paqenë. Gjithashtu, në asnjë rast Bashkia nuk ka kryer verifikimin e mjeteve të deklaruara nga firma ndërtuese.

Shkelja tjetër, sipas Anti-korrupsionit, është ngritja e një grupi pune nga kryetari i Bashkisë për negocim të çmimeve të kontratës fillestare. Vini re: janë të njëjtat çmime të cilat po vetë ai i ka caktuar. Sa për ilustrim: artikullin “shtresë binder” nga 885 lek për m2, që e ka caktuar në fillim, e ka çuar në 1,120 lek për m2”, deklaroi nënkryetari i PD.

Ai tha më tej se është ndryshuar pothuajse i gjithë preventivi i kontratës fillestare dhe, për pasojë edhe objekti i kontratës duhej të ishte ndryshuar.

“Do të thotë duhej hapur një garë e re për tenderin. Siç pohon Anti-korrupsioni, duhej t’u jepej shansi operatorëve të tjerë të konkurronin për një mundësi të re.

Faktin më spektakolar duam ta lëmë për në fund: rrugën që Bashkia e Vaut të Dejës e ka tenderuar në fillim, nuk e rikonstruktonte apo sistemonte dot, sepse ajo ishte shtruar dhe sistemuar në vitin 2013. Ky është një rekord për librat Guinness, sepse kemi të bëjmë me një administratë vendore që nuk di as cilat rrugë janë të shtruara në territorin e saj.

Por, nuk besojmë se ka qenë padijeni. Thjesht arrogancë: meqë i kemi të gjitha pushtetet në dorë, mund të vjedhim lirisht dhe pa u trembur, si nga drejtësia ashtu dhe nga qytetarët.

Kjo është ‘Rilindja me kamxhik në dorë’ e Edi Ramës dhe sivëllezërve të tij në pushtetin vendor. Me kleptomanë të tillë, Vau i Dejës bëhet Vau i Hajdutëve, dhe Shqipëria është në rrezik.

I bëjmë thirrje SPAK të hapë sirtarët ku zënë pluhur dosjet që ia kemi nisur para një viti dhe të hetojë vjedhjet e kryebashkiaku të Vaut të dejës. Nesër ne do t’ju sjellim prova për shkelje të tjera”, paralajmëroi Boçi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – Kryeministri Rama tërhiqet nga aplikimi i fashës 800 kWh për familjarët, nuk hyn në fuqi me 1 tetor
Artikull pasardhës: NDODH EDHE KËSHTU – Prej 21 vitesh lumi Buna nuk ekziston në Shkodër, poshtë urës ka një…shesh…

TË FUNDIT

renis bandula 2026

SENSIBILIZIM – I riu shkodran ka nevojë për mbështetjen e shqiptarëve, Renisi 25- vjeçar duhet të jetojë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
kastrati gurishta 2026

VIDEO – Vllaznisë i mjafton goli i Kastratit për të mundur Partizanin e marrë kreun e Superligës…

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Grabitet një subjekt kredidhënës në Shkodër, autor një i paidentifikuar me çekiç në dorë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • SENSIBILIZIM – I riu shkodran ka nevojë për mbështetjen e shqiptarëve, Renisi 25- vjeçar duhet të jetojë 24 January, 2026
  • VIDEO – Vllaznisë i mjafton goli i Kastratit për të mundur Partizanin e marrë kreun e Superligës… 24 January, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Grabitet një subjekt kredidhënës në Shkodër, autor një i paidentifikuar me çekiç në dorë 24 January, 2026
  • VIDEO – Ministri i Bujqësisë Salla takim me fermerët në Shkodër, nxit krijimin e Bashkimit të Fermerëve 24 January, 2026
  • VIDEO – “Shkodra Tourism Awards”, eventi që vlerëson bizneset turistike dhe “mjeshtrat” promovimit të tij 24 January, 2026
  • Ngjarja tragjike tek KF Tirana, FSHF njofton shtyrjen e ndeshjes me Flamurtarin këtë të shtunë… 24 January, 2026
  • PERSONAZH – “Dokja” i Vllaznisë, Zyhdi Çoba feston ditëlindjen, një jetë e lidhur me sportin… 24 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 24 janar 2026… 24 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 24 janar 2026… 24 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 24 janar 2026… 24 January, 2026
  • Vllaznia rinovon deri në 2028 me Tafilin por “goditja e fortë” ka emrin Kevin Dodaj që rikthehet kuqeblu 23 January, 2026
  • VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi 23 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

renis bandula 2026

SENSIBILIZIM – I riu shkodran ka nevojë për mbështetjen e shqiptarëve, Renisi 25- vjeçar duhet të jetojë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
kastrati gurishta 2026

VIDEO – Vllaznisë i mjafton goli i Kastratit për të mundur Partizanin e marrë kreun e Superligës…

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Grabitet një subjekt kredidhënës në Shkodër, autor një i paidentifikuar me çekiç në dorë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
andis salla shkoder 2026

VIDEO – Ministri i Bujqësisë Salla takim me fermerët në Shkodër, nxit krijimin e Bashkimit të Fermerëve

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.